Një rrjet shqiptarësh që trafikonte kokainë është shkatërruar nga policia e Barit dhe Firences në Itali. Siç shkruan “Genova Post”, droga sillej nga Holanda, përmes statujave të vogla të Jezusit dhe Marias. Dy makina u ndaluan në dalje të Sarzanas dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar më shumë se 10 kilogramë kokainë të cilësisë së lartë, e paketuar në 40 qese. Në pranga ra një shqiptar dhe një rumune, ndërsa një shqiptar tjetër u shpall në kërkim.



