"Serbia insiston te ndarja e Kosovës, por Perëndimi te njohja e pavarësisë"

"Serbia insiston te ndarja e Kosovës, por Perëndimi te njohja e pavarësisë"

Ivica Daçiç vlerëson se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme e mundshme dhe e shpejtë, por sipas shefit të diplomacisë serbe, duhet të shihen të gjitha opsionet e mundshme.

Në një reagim për mediat vendase, ministri i Jashtëm, Daçiç, thotë se për Perëndimin opsioni i vetëm është njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Për ndarjen po flas prej 10-15 vjetësh dhe mendoj se kjo është zgjidhja e vetme e mundshme dhe e shpejtë. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja zgjidhje, duhet të shohim të gjitha opsionet e mundshme. Për Perëndimin, opsioni i vetëm është njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha Daçiç.

Sipas tij, ka mungesë të zgjidhjeve të zbatueshme, si dhe mungesë propozimesh.

“Do të ishte mirë që të gjithë të sjellin propozimet e tyre, dhe të mos shkojnë me qëndrimet nacionaliste që nuk janë të pranueshme për asnjërën palë”, tha ministri Daçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy