Trafiku i 119 kg kokainë me kontenierë bananesh, arrestohen dy zyrtarë në Portin e Durrësit

Trafiku i 119 kg kokainë me kontenierë bananesh, arrestohen dy zyrtarë në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy persona, lidhur me dosjen e trafikut të 119 kilogramë kokainë që u kapën pak ditë më parë në Portin e Durrësit.

Nga informacionet paraprake, mësohet se është ndaluar një agjent i AKU-së në port dhe një agjent doganor.

Nga hetimet paraprake, këta persona, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, kanë shpërdoruar detyrën duke mos ndjekur procedurat për kontrollin e kontenierit me banane ku ishte fshehur lënda narkotike e llojit kokainë.

Sasia e kokainës është kapur më 30 dhjetor të vitit të kaluar, ku shtetasi Hasan Salihu u paraqit në Portin e Durrësit për të tërhequr kontenierin e ardhur nga Ekuadori. Ky i fundit ka kaluar në skaner, ku edhe ka rezultuar i pastër. Kamioni është ndaluar në kompaninë në Tiranë, që kishte porositur frutat nga ekuadori. Aty është zbuluar edhe sasia e lëndës narkotike prej 119 kilogramë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy