Sulmi terrorist në Kabul u merr jetët edhe 8 gazetarëve (VIDEO)

Sulmi terrorist në Kabul u merr jetët edhe 8 gazetarëve (VIDEO)

Të paktën 25 persona janë vrarë në dy shpërthime në kryeqytetin afgan Kabul, duke përfshirë edhe disa gazetarë që ishin në vendin e ngjarjes.

Fotograf kryesor i AFP-së në Kabul, Shah Marai, ka humbur jetën nga sulmi.

Shpërthimi i parë u krye nga një kamikaz me një motoçikletë, ndërsa një i dytë ndodhi rreth 15 minuta më vonë pasi një turmë me njërëz përfshirë edhe disa gazetarë, ishte mbledhur në vendngjarje.

Militantët e Shtetit Islamik deklaruan se e kishin kryer ata sulmin vdekjeprurës.

Gazetari i BBC Ahmad Shah u vra gjithashtu në një sulm të veçantë të hënën në rajonin Khost.

Në sulmin në Kabul, agjensia e lajmeve AFP tha se shpërthimi i dytë kishte si objektiv qëllimisht grupin e gazetarëve.

"Sulmuesi u maskua si gazetar dhe u fut në turmë", raporton AFP, duke cituar një zëdhënës police.

Të paktën tetë gazetarë dhe katër oficerë policie ishin në mesin e të vdekurit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Najib Danish për BBC. Deri më tani, 45 persona janë raportuar të plagosur.

  • Radio Europa e Lirë konfirmoi se tre prej gazetarëve të saj u vranë në këtë sulm. Abadullah Hananzai, një gazetar dhe kameraman, kishte punuar për një histori rreth narkotikëve, ndërsa Maharram Durrani punonte në programin javor të grave. Ndërsa Sabawoon Kakar kishte qenë më parë i plagosur, por humbi jetën më vonë në spital.
  • Tolo News tha se kameramani i saj Yar Mohammad Tokhi ishte mes viktimave
  • 1TV i Afganistanit thotë se gazetari Ghazi Rasooli dhe kameramanin Nowroz Ali Rajabi janë vrarë

Shtabi i shërbimeve të inteligjencës ishte objektivi, thhuhet në deklaratën e ISIS të lëshuar përmes agjencis së lajmeve Amaq.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy