Një pacient i infektuar nga koronavirusi kreu vetëvrasje në Wuhan të Kinës, epiqendra e përhapjes së virusit. Viktima u var në një mbikalim, sipas njoftimeve të para nga mediat ndërkombëtare. Sipas tyre, burri nuk do të ishte pranuar në spital dhe për këtë vendosi të kryente aktin e tmerrshëm, duke mos dashur të kthehej në shtëpi dhe të infektonte familjen. /Ansa/



