
Këshilli Europian ka rënë dakord të krijojë një mision ndihme ushtarake në Ukrainë, EUMAM Ukraine, me qëllim rritjen e kapacitetit të forcave të Kievit për të kryer operacione ushtarake, në mënyrë që të lejojë Kievin të mbrojë integritetin territorial të vendit brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, të ushtrojë sovranitetin dhe të mbrojë qytetarët e saj.
Në përgjigje të kërkesës së Ukrainës për mbështetje ushtarake, EUMAM Ukraine do të ofrojë trajnime individuale, kolektive dhe të specializuara për Forcat e Armatosura të Ukrainës, duke përfshirë Forcat e tyre të Mbrojtjes Territoriale, si dhe koordinimin dhe sinkronizimin e aktiviteteve të shteteve anëtare që mbështesin ofrimin e trajnimeve.
EUMAM Ukraine do të operojë në BE dhe do të ketë selinë e saj në Bruksel; komandanti do të jetë Zëvendës Admirali Herve Blejean, drejtor i Kapaciteti i Planifikimit dhe Sjelljes Ushtarake.
Kohëzgjatja është dy vjet, me një buxhet prej 106.7 milionë euro.
Drita jeshile nga KiE u dha ndër të tjera edhe për ndihmën e mëtejshme për forcat e armatosura të Ukrainës.
Me këstin e gjashtë prej 500 milionë eurosh të miratuar sot, ndihma e dhënë Kievit përmes Fondit Evropian të Paqes arrin në 3.1 miliardë.
Nga 500 milionë, 490 do të financojnë blerjen e pajisjeve ushtarake “të projektuara për të pasur një ndikim vdekjeprurës për qëllime mbrojtëse”; 10 milionët e tjera do të përdoren për pajisje dhe furnizime, si material mbrojtës, çanta të ndihmës së parë dhe karburant.
Të dy zërat e shpenzimeve lejojnë mirëmbajtjen dhe riparimin e materialit luftarak të dhuruar tashmë nga shtetet anëtare të BE, në Ukrainë, nëpërmjet Fondit Evropian të Paqes, EPF.



