
Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar viktimën e parë si pasojë e variantit të ri të Covid, Omicron.
Kryeministri i vendit Boris Johnson ka bërë të ditur lajmin duke thënë se viktima ndërroi jetë në spital.
Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë dozën e tretë përforcuese të vaksinës.
Varianti i ri është përhapur në më shumë se 60 vende, madje sipas ekspertëve duket se i shmanget mbrojtjes së vaksinave. Sipas të dhënave të OBSH-së të publikuara dje, Omicron, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut përhapet më lehtë se variantet e mëparshme të koronavirusit.



