
Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me udhëheqësin e Kremlinit Vladimir Putin në Minsk për të diskutuar mbi Krimenë dhe luftën në Donbass në një samit ku do të marrin pjesë edhe udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara. Zelensky e dha propozimin nëpërmjet një videoje në Facebook.



