Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Tel Aviv për bisedime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.
Blinken ka thënë se udhëtimi i tij në Lindje të Mesme ka për qëllim mbështetjen e përpjekjeve për të mbajtur në fuqi armëpushimin e arritur me Palestinën javën e kaluar.



