Të gjithë i kemi vënë re ngjitëset prej letrash në frutat e importuara. Përveç logove, ato kanë edhe disa të dhëna që shumë prej nesh nuk dinë t’i lexojnë. Me anë të këtyre etiketave, prodhuesit jo vetëm reklamojnë mallin, por edhe i japin konsumatorit një informacion të rëndësishëm për produktin.
Kodi me 4 shifra që fillon me numrin 3 ose 4
Nëse kodi në etiketë ka vetëm katër numra, kjo do të thotë se produkti (frut ose perime) është prodhuar me ndihmën e teknikave agronomike. Praktikisht, kjo do të thotë sasi të bollshme fertilizuesish dhe pesticidesh.
Kodi me pesë shifra që nis me numrin 8
Nëse shikoni një etiketë të tillë, produkti është i modifikuar gjenetikisht. Pra futet në kategorinë e produkteve OMGJ, gjerësisht të debatueshme. Shalqinjtë, bananet dhe papajat janë frutat që i nënshtrohen më shpesh këtij procesi.
Kodi me pesë shifra që nis me numrin 9
Nëse etiketa përmban një kod të tillë, atëherë kjo do të thotë se produkti është kultivuar sipas teknikave të vjetra të paraardhësve tanë dhe nuk ka kimikate të shtuara. Këto janë produktet organike.
Etiketa pa kod
Etiketat që përmbajnë vetëm logo dhe nuk kanë kod mund të konsiderohet të dyshimta. Kjo për shkak se ekziston mundësia që informacioni të jetë fshehur qëllimisht.



