‘Vërtetësia e 4200 firmave’, Paloka: Hile e pandershme

‘Vërtetësia e 4200 firmave’, Paloka: Hile e pandershme

Edi Paloka, në një lidhje skype me studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV komentoi mbi data e dy kuvendeve ku u shpreh se firmat janë mbledhur nga delegatë, por duke parë ngërçin e krijuar sipas tij palët nuk kanë besim te njëra-tjetra.

Ndër të tjera ai sqaroi se ka kërkuar dhe propozuar që të dyja palët që nuk kanë besim të marrin dy përfaqësues të tyre të vinë në zyrë të marrin formularët një nga një dhe të verifikojnë emrat, gjë e cila nuk ju pranua.

Në  fakt kongresi i propozuar për në datën 11 vërtet ka Berishën si përfaqësues por ajo që e bën dallimin për këtë kongres është se janë mbledhur 4200 firma të depozituara tashmë dhe dua ta theksoj se janë jo anëtar partie, janë delegat që do të thotë janë persona të zgjedhur.

Atëherë ajo që unë bëra sot që e deklarova dhe paraprakisht në kuvend dhe kryesi duke parë ngërçin ku jemi futur se palët nuk kanë besim te njëra-tjetra përdorin argumente, jo statut apo procedura, thelbi është se palët nuk kanë besim për procedurën.

Unë sot propozova meqë jemi në këtë ngërç, procedurë nuk ekziston, apo rregull sesi këto firma mblidhen. Propozova që të dyja palët që s’kanë besim të marrin dy përfaqësues të tyre të vinë në zyrë të marrin formularët një nga një të verifikojnë emrat nëse janë apo jo delegat, merre në telefon prsh, Edi Palokën, e ke firmosur ti apo ta kanë falsifikuar etj etj.

Këtë kam kërkuar dhe nuk u pranua. Pra nuk paska qenë çështja te verifikimi i firmave sepse janë të sigurte se ata e dinë që ato ekzistojnë dhe doli te ky variant tjetër që për mua është një hile e pandershme te eliminimi i sa më shumë problemeve brenda PD, kjo do na çoj totalisht në falsitet.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy