Fshehën 260 milionë lekë të ardhura, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjykim 4 biznesmenë

Fshehën 260 milionë lekë të ardhura, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjykim 4 biznesmenë

Nën akuzën e fshehjes së të ardhurave, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër biznesmenë.

Më konkretisht Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim për veprën penale të ‘Fshehjes së të Ardhurave’ katër shtetas, administratorin dhe ish aksionerët e shoqërisë ‘Neku’ Sh.p.k.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.8822 të vitit 2021, për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka rezultuar e provuar që subjekti “Neku’’ Sh.p.k. me Nipt L01405006G, me administrator shtetasin A. K., si dhe ish aksionerët e kësaj shoqërie shtetasit: Rr. D., A. H. dhe R. L., me aktivitet “Tregtia me shumicë e mineraleve metalike dhe e metaleve”, me adresë ushtrimi të aktiviteti Rruga Pazari, Terminali Bulqizë, kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Fshehjes së të Ardhurave” të parashikuar nga neni 180 të Kodit Penal.

Objekt i hetimit janë veprimtaria e subjektit “Neku” Sh.p.k. si edhe kalimi i kuotave të kapitaleve të kësaj shoqërie për një shumë totale prej mbi 260 milionë lekë të reja duke mos i deklaruar dhe shmangur detyrimet ndaj organeve tatimore.

Për këtë arsye nga Prokurori Bledar Valikaj janë marrë të pandehur subjekti ekonomik dhe shtetasit e mësipërm për veprën penale të “Fshehjes së të Ardhurave” të parashikuar nga Neni 180/3 i Kodit Penal dhe çështja është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy