Mbi 11 mijë fermerë në qarkun e Korçës kanë aplikuar për të përfituar nga skema e subvencionit, ndërsa shumica prej tyre kanë shfaqur interes për naftën pa akcizë. Ditët e fundit ka rënë fluksi i aplikantëve, ndërsa drejtori i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, Vullnet Gjolla thotë se ditët në vijim do të nisë edhe kontrolli i dokumenteve.



