Arrestimet për inceneratorin e Tiranës, Trenova: Mosbesues ndaj SPAK, 4 persona kanë rol kyç (VIDEO)

Arrestimet për inceneratorin e Tiranës, Trenova: Mosbesues ndaj SPAK, 4 persona kanë rol kyç (VIDEO)

Avokati Gentian Trenova, për 8 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për inceneratorin e Tiranës, deklaroi se nuk ka njoftim zyrtar dhe se gjithçka ka dalë në mënyrë informale në media.

Po të marrim të mirëqenë se ekzistojnë këto urdhra, deri në momentin e ekzekutimit të këtyre masave, deri sa të ekzekutohen të gjitha masat, nuk mund të ketë nga prokuroria njoftim zyrtar.

Formalisht prokuroria nuk mund të dalë në televizion me njoftim.

Drupal Ad

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se deri tani SPAK ka vepruar nën presionin e publikut, gjithë masat e marra më shumë ka qenë presion i opinionit publik se sa vullneti për ta çuar deri në fund.

Jam mosbesues ndaj veprimeve të SPAK, se këtë çështje duhet ta çojë në nivelet e duhura, katër persona kryesorë në këtë dhe i pesti që Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Artur Metani, tre personat kryesorë që kanë firmosur dhe përpiluar gjithë informacionin dhe më pas dhe kryeministri i vendit që ka vendosur vulën.

Përderisa prokuroria kërkon të mbushë opinionin publik me arrestime në nivele të dyta të treta, është përpjekje për të mbrojtur personat kryesorë në këtë aferë.

Nëse SPAK do të shkojë në nivele të duhura, ajo është puna që duhet vlerësuar te SPAK.

Ne po luftojmë korrupsionin, por nuk vijmë në nivelet e duhura.

Shkeljet thelbësore janë këta zyrtarë të lartë të shtetit që kanë firmosur kontratat.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy