
Situata aktuale politike në Kosovë dhe ecuria e dialogut me Serbinë, lidhet çdo herë e me shumë me kërkesën e ndërkombëtarëve për themelimin e asociacionit të komunave serbe.
Ragmi Mustafa, aktualisht kryetar i autoritetit të Përkohshëm i Komunës së Luginës së Preshevës, në një intervistë për MCN lajme, vlerëson se dialogu mes dy vendeve është i domosdoshëm, dhe si ti tillë do të sjellë një marrëveshje të qëndrueshme mes dy vendeve.
Dialogu mund të pushoj, mund të pauzoj për një kohë sa të mbarojnë zgjedhjet në PE, sepse nuk mund të vdes asnjëherë dialogu. Gjithmonë alternativa më ë mirë e zgjidhjes se problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është dialogu, sepse ne kemi përjetuar luftën në vitet 1998-1999 dhe e dimë se çfarë tmerri është dhe jemi të vetëdijshëm për gjenocidin dhe në këtë drejtim dialogu është i pa alternativë. Në këtë sens mund të jetë i stopuar por do të vazhdoj me një siguri të madhe dhe autoritet e qeverisë në Prishtinë, dialogu do të vazhdoj dhe nuk ka dilemë se do të sjellë një marrëveshje të qëndrueshme mijëvjeçare ndërmjet dy vendeve.
Mustafa, thotë se në këtë dialog nuk duhet harruar se Lugina e Preshevës ka interes jetik të bëhet pjesë integrale e Kosovës.
Kurrë nuk mund të thuhet se gjithçka është mbyllur, ato janë opcionale dhe nëse nuk vihet deri te miratimi i një Asociacioni për serbët për komunat me shumicë serbe. Atëherë do të vijë në shprehje që të hapen edhe tema të tjera në interes të të dy palëve. Por për Luginën e Preshevës është në interes jetik të qëndrueshmërisë së tyre në tokat e tyre autoktone që të behën pjesë integrale e republikës së Kosovës.
Përsa më lart, Kryetar i Autoritetit të Përkohshëm i Komunës së Luginës së Preshevës, ka një kërkese imediate për qeverinë e Kosovës, me interes për popullin shqiptar të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Sipas tij, Kosova duhet ta bëjë në mënyrë urgjente pjesë të agjendës në këto bisedime edhe Asociacionin me shumicë shqiptare në Serbi.
Një asociacion i komunave me shumicë shqiptare realisht më 15 shtator 2018, këshilltarët shqiptar të komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ishin mbledhur në një seancë të përbashkët, që nuk njihet nga politika shqiptare atje, kemi miratuar një asociacion të ngjashëm me propozimet që vinin me asociacionin e komunave serbe në Kosovë.
Serbia nuk ka pranuar por gjatë bisedimeve Prishtinë-Beograd, është mirë që të inkorporohet edhe Asociacioni me shumicë shqiptare në Serbi dhe kjo mbase do të jetë vegla më e fuqishme, arma politike më e fuqishme e delegacionit shqiptar, që ta përdor atë.
Prishtina duhet të bëjë këtë si propozim, të pranojë Brukseli, ta pranojë SHBA, ta bëje pjesë të agjendës së saj, sepse asnjëherë nuk është nisur me seriozitet të madh, përveç vitit 2018, kur presidenti Thaçi hapi temën e integrimi të këtyre tre komunave ne Republikën e Kosovës, sepse ne kemi qenë pjesë e Kosovës, në vitin 1953-1956.



