
Kreu i PD Sali Berisha u pyet sot nga gazetarët nëse ka një qejfmbetje me Presidentin në largim Ilir Meta, pasi ky i fundit i hapi rrugën drejt kreut të shtetit Bajram Begajt.
Berisha tha se nuk ka qejfmbetje me Metën, duke shtuar se thjesht do të donte që ai ta shtynte procesin drejt raundit të pestë, ku kishte shanse për dështim.
PRONONCIM
Pyetje: Presidenti tha që nuk ka krisje me ju po ju keni një qejfmbetje me Ilir Metën?
Berisha: Jo, jo, asnjë, asnjë. Të vetmen qejfmbetje që kam do doja të kishte shtyrë në raundin e pestë zgjedhjen e Presidentit dhe shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla.
Pyetje: A ka sinjale për bashkëpunim Meta-Rama?
Berisha: Jo nuk mendoj. Gërma e Kushtetutës nuk parashikon pamundësinë e firmosjes së dekretit kudo që ndodhet Presidenti, fryma është tjetër.
Pyetje: Pasi z.Meta të lërë Presidencën përfundimisht a do të bëni së bashku opozitë?
Berisha: Pa diskutim. S’ka diskutim ajo punë. Ajo është normale. Nëqoftëse mund të kemi diferenca në gjëra të tilla, asgjë nuk na pengon ne në betejën tonë kundër Edi Ramës.
Pyetje: Presidenti Meta ditën e djeshme nuk e ka mohuar dhe as e ka pohuar mundësinë e një bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama. A i druheni sërish një tradhtie nga z. Meta?
Berisha: Jo nuk i druhem, nuk i druhem aspak asnjë tradhtie.



