"Rama ik", opozita proteston para Parlamentit, Basha: Koha e Ramës ka marrë fund. Kryemadhi: Do jemi këtu sa herë të mblidhet “seanca e krimit”

"Rama ik", opozita proteston para Parlamentit, Basha: Koha e Ramës ka marrë fund. Kryemadhi: Do jemi këtu sa herë të mblidhet “seanca e krimit”

Me thirrjet "Rama ik", protestuesit e opozitës janë mbledhur përpara Parlamentit, pas vendimit të mazhorancës që të mbledhë senacën plenare atë të javës së kaluar e cila u shty për shkak të thirrjes për protest nga ana e opozitës.

Protestuesit e opozitës hedhën kapsolla dhe tymuese përpara Parlamentit dhe në drejtim të forcave poliore, duke tensionuar situatën.

Nga protesta kreu demokrat Lulzim Basha ka paralajmëruar kryeministrin Rama se koha e tij ka marrë fund dhe se ai nuk do të mund ta përdorë parlamentin si një rulotë me rrota.

Madje Basha i ka bërë thirrje dhe policëve që ndodhen përballë protestuesve në mbrojtje të kuvendit, që të bëjnë detyrën e tyre dhe të arrestojnë hajdutët që ndodhen brenda në parlament.

"Nga tmerri i bashkimit popullor, në mënyrë ilegale, ata ndryshuan seancën plenare për t’ju shmangur zemërimit të njerëzve. Kurrë më parë nuk është mbledhur një numër kaq i madh qytetarësh brenda një ore! Lexojeni mirë këtë mesazh, kjo qeveri i ka shpallur luftë popullit me banditët e veshur me pushtet që shkatërrojnë pronën e shqiptarëve. Ne jemi sot këtu me një mesazh të qartë dhe të prerë, që është mesazhi i shumicës së shqiptarëve, të djathtë e të majtë, Edi Rama ti që i ke hequr bukën e gojën shqiptarëve, që i detyron ata të emigrojnë jashtë vendit, nuk ke për ta bërë dot parlamentit rulotë me rrota... ora e të vërtetës ka ardhur dhe koha për fjalët ka mbaruar. Le ta dëgjojë gjithë bota zërin e vetëm që do të dëgjohet nga sot e tutje në këtë vend, zërin e qytetarëve. Ne e kemi nisur këtë betejë për fatin evropian të vendit. Ne luftojmë për vlerat evropiane të zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe jo kapjen e drejtësisë për të mbrojtur Dakon, Qazim Sejdinin, Saimir Tahirin e Damian Gjiknurin, të bërë njësh me krimin. Sonte të mbledhur në këtë shesh derisa ta largojmë këtë klikë të korruptuar, le të ushtojë zëri juaj, zëri i qytetarëve. Një thirrje për vëllezërit e motrat me uniformë. Ju qëndroni mes hajdutëve dhe popullit të dhunuar. Hiqini kapelet dhe arrestojini hajdutët siç e kërkon ligji. Arrestojini përpara se t’i arrestojë populli i bashkuar. Asnjë fasadë nuk pi më ujë, kupa është mbushur. Me Edi Ramën nuk do të ketë paqe. Do të vazhdojmë deri në largimin e klikës mashtruese që ka pushtuar vendin", deklaroi Basha.

Kryemadhi: Do jemi këtu sa herë Rama do të mbledhë seancat e krimit në parlament!

Ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se opozita do të jetë kurdo herë, kur parlamenti do të zhvillojë ato që ajo i cilësoi si “seancat e krimit”.

Gjatë fjalës së saj në protestën e opozitës përballë Kuvendit, Kryemadhi është shprehur se Rama është kthyer në fenomenin e vrasjes së shpresës së shqiptarëve.

"Sot parlamenti punon për 5 njerëz. Jo vetëm vodhën, kërcënuan shqiptarët, por i varfëruan ata.Ai parlament ku sot ka më shumë se 4 orë që janë ngujuar deputetët nga frika, tregon dhe njëherë se ai parlament punon vetëm për 5 veta. Ai parlament tregoi se në zemrën e tyre nuk ekziston dashuria për votuesit e tyre socialistë, por vetëm për Vangjushin dhe të gjithë kriminelët e tjerë që bënë Edi Ramën kryeministër. Nuk kemi gjë tjetër për të thënë veçse Rama ik! Prezenca jonë do të jetë çdo ditë dhe moment që selia e parlamentit nuk do të jetë e lirë, sa herë ato do të bëjnë seancat e krimit të organizuar ne do jemi këtu. Sot më shumë se kurrë misioni i politikës është të largojë fenomenin e vrasjes së shpresës së shqiptarëve, ky fenomen e ka emrin Edi Rama", deklaroi Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy