Nisma e kësaj të mërkurre për aksionin antikanabis është koordinuar më së miri nga qeveria dhe policia, pasi pak orë pasi zv/kryeministri Niko Peleshi paraqiti platformën kombëtare, kryepolici Haki Çako tha nga Vlora se edhe SHISH do të jetë në aksion. Sipas Çakos, policia e ka hartën e parcelave të mbjella ndër vite në lumin e Vlorës.



