
Raportimi se shoqëria IRTC ka braktisur rafineritë e përpunimi të naftës në Ballsh e Fier ka lënë në ankth e pasiguri mbi 1200 punonjësit e dy uzinave. Pas kolegëve në Ballsh, në protestë për të kërkuar përgjigje zbritën edhe punonjësit e Fierit. Rinisja e punës, pagat dhe sigurimet e prapambetura janë kërkesat e naftëtarëve



