Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, e ka ripërsëritur se qeveria e tij nuk ka fare të bëjë me sulmin kimik në zonën e kontrolluar nga rebelët në Siri, ku u vranë më shumë se 80 persona.
“Akuzat se forcat e mia me qëllim i kanë mbytur me gaz helmues civilët janë 100% të sajuara,” ka thënë Assad sot, transmeton Express.
Ai ka shtuar se qeveria siriane ka hequr dorë nga depoja e armeve kimike si pjesë e një marrëveshje të vitit 2013.
Assad e ka mbrojtur pozicionin e vet gjatë një interviste dhe ka akuzuar shtetet perëndimore për financimin e terrorismit.
“Terrorizmi është problemi i vërtetë. Mbështetet direkt nga Turqia. Mbështetet direkt nga familja mbretërore e Arabisë Saudite dhe nga një numër i konsiderueshëm të vendeve perëndimore, në veçanti nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar”. Kjo është akuza e presidentit sirian, Bashar al Assad në Sputnik.
“Duhet të luftojmë terrorizmin në nivel ndërkombëtar sepse nuk përfshin vetëm Sirinë”.
Assad flet më pas për fazën e tranzicionit në Siri, që sipas tij, duhet të ndodhë në kuadrin e kushtetutës aktuale dhe duhet të parashikojë një qeveri të unitetit kombëtar që përfshin forca të ndryshme politike.
“Ky ekzekutiv,- shton Assad- duhet të përbëhet nga anëtarë të opozitës të pavarur, të qeverisë aktuale dhe të tjerë”. Objektivi primar i qeverisë së unitetit kombëtar do të jetë ajo për të punuar për kushtetutën e re dhe për ta votuar populli sirian.
Presidenti sirian sulmon ashpër disa vende perëndimore: “Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera, mes tyre Turqia e Arabia Saudite mbështesin direkt terrorizmin aktiv në Siri dhe Irak”. “Vendet e tjera perëndimore,- tha ai- vëzhgojnë pa bërë asgjë seriozisht për të zgjidhur problemin”.



