
Ish-kryeministri Berisha thotë se gomonia kapur në Grqi me 2 tonë drogë u nis nga moli i Porto Palermos. Deputeti i PD-së i referohet raportimit të një “oficeri dixhital”, sipas të cilit radarët e palës shqiptare nuk raportojnë qëllimisht në lidhje me raste të tilla.
Statusi i Berishës
Oficeri dixhital informon:
Radaret tane nuk e "pane" gomonen me dy ton droge qe u kap nga forcat greke te kufirit.
Gomonia u nis nga moli i Porto Palermos! sb
“Doktor pershendetje! Jam nje ushtarak i marines nga Saranda. Doja te thoja se çuditërisht skafin e kapur dje me 2 ton e ca droge nga forcat ushtarake Greke e konstatojne vetem radaret e Greqise se radaret tane jane "mesuar" dhe nuk i raportojne me skafet si ai qe u nis dje nga Himara. Forcat detare jo vetëm nuk ka kryer misionin e saj që të ruajë dhe të mbrojë mjedisin detar për zbatimin e ligjshmërisë në det, por perkundrazi ne funksion te paligjshmërise dhe trafikut te droges ka vendosur edhe bazen ushtarake te Palermos për ta ndihmuar këtë trafik. Rasti më flagrant është pista e Forcave Detare në Porto Palermo ku kryhej dhe trafiku i Habilajve i faktuar nga përgjimet italiane, por drejtuesit e Flotes dhe sherbimi informativ i ushtrise qe mbulon detin mbyllin syte dhe fryjne xhepat. Ata shikojne vetem ndonje varke peshkimi per ndonje arke me peshk duke qene se gjuajne me trata fundore dhe u bejne presion se per te tjerat...”



