Anija ruse mbërrin në Siri, dyshohet për vjedhje të drithërave në Ukrainë

Anija ruse mbërrin në Siri, dyshohet për vjedhje të drithërave në Ukrainë

Imazhet e reja satelitore tregojnë se një anije ruse mallrash, e ngarkuar me drithra, e cila dyshohet të jetë vjedhur nga fermat ukrainase, ka mbërritur në portin sirian të Latakisë, raporton CNN.

Imazhet e reja, të siguruara nga Maxar Technologies, tregojnë transportuesin me shumicë Matros Pozynich në Latakia më 27 maj. Është një nga tre anijet që kanë transportuar grurë në portin e Krimesë të Sevastopolit që nga pushtimi rus i Ukrainës.

Mjeti u pa për herë të fundit në Sevastopol më 19 maj dhe më pas u gjurmua duke kaluar tranzit në ngushticën e Bosforit dhe në jug përgjatë bregdetit turk. Është vlerësuar se anija mund të transportojë rreth 30 mijë tonë drithë. CNN ka raportuar edhe më herët për kolona kamionësh të cilët janë parë duke transportuar grurë nga fermat dhe kapanonet në Ukrainën jugore në Krime. 

Autoritetet ukrainase vlerësuan në fillim të këtij muaji se forcat ruse kanë marrë në zonat e pushtuara mbi 400 mijë tonë drithë. Vjedhjet po kërcënojnë këtë vit Ukrainën, e cila është një nga vendet më të rëndësishme prodhuese të drithit në botë. Për Rusinë, gruri është një mall tërheqës. Çmimi i grurit është rreth 400 dollarë për tonë në tregjet botërore dhe është rritur ndjeshëm këtë vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy