Zëri i qytetarëve nga Shkodra në pritje të Lumnimit të 38 Martirëve

Zëri i qytetarëve nga Shkodra në pritje të Lumnimit të 38 Martirëve

Në pragun e Lumnimit të 38-të Martirëve, Kisha katolike në Shqipëri është gati për të kremtuar solemnisht, nesër e shtune 5 nëntor 2016, Meshën Shenjte bashkë me ritin e beatifikimit të atyre që flijuan jetën, që derdhën gjakun për Krishtin, për Kishën, për popullin dhe Atdheun.

“Na, dy krymça katolikësh të vjetër që kena metë e dimë krejt mirë”. Fjalët e një zonje shkodrane në Gjuhadol, e cila njihet për Betlehemin, që mbush xhamat e dritareve të mëdha të shtëpisë së saj, buzë rrugës, në kohën e Krishtlindjes, ishin të parat, që më bënë të kuptoj se Shkodra nuk është njësoj.

 

Në prag të lumnimit të martirëve, më 5 nëntor, në rrugë takon njerëz, që e dinë mirë se ç’do të ndodhë të shtunën e kush ishin të 38-tët e masakruar nga komunistët, por edhe të tjerë, që nuk interesohen, nuk ia kanë idenë, ose thjesht, janë tepër të zënë me punë të tjera e nuk pyesin për jetën e qytetit.

Martirët, megjithatë, janë mëse të dukshëm në dy kryqet e mëdhenj, njëri prej të cilëve krejt afër Kishës së Madhe, por edhe në parrullat e pankartat, që lajmërojnë për kremtimin e meshës e u kujtojnë kalimtarëve pjesë nga Ungjilli i Krishtit. Flamujt shqiptarë e ata të Vatikanit, bashkë nëpër shtylla e rrugica të Shkodrës, janë falenderim për Papën Françesku, i cili nënshkroi dekretin e lumnimit, më 26 prill 2016, ndërsa në korrik lajmëroi Konferencën Ipeshkvnore për datën e kremtimit. Sa i ndjen populli i Shkodrës ngjarjet e këtyre ditëve? T’i dëgjojmë disa nga banorët e qytetit verior.

Radio Vatikani 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy