
Kartoteka dhe Arkivi i Institutit të Gjuhësisë janë ndër arkivat më të rëndësishëm të shkencës albanologjike sot në Shqipëri. Me miliona skeda ruhen sot në kushte të mjerueshme në Kartotekën e Institutit të Gjuhësisë, ndërkohë që edhe në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë kushtet nuk janë ashtu siç duhet.



