Këtë të hënë do të mbahet për herë të parë në Tiranë samiti i Procesit të Berlinit.
Samiti do të zhvillohet tek Piramida, ndërkohë që në kryeqytet janë vendosur pika kontrolli për të mbikëqyrur masat për mbarëvajtjen e kësaj ngjarje të rëndësishme.
Një pikë kontrolli është vendosur pranë ish-ambasadës ruse në Tiranë.
Masat e sigurisë kanë nisur që prej pasdites së djeshme, ndërkohë që ka nisur bllokimi i një pjese të Bulevardit "Dëshmorët e Kombit".



