Konfindustria: Të krijohet Enti Rregullator i Karburanteve. Shfuqizimi i bordit nuk sjell ulje të çmimeve në treg

Konfindustria: Të krijohet Enti Rregullator i Karburanteve. Shfuqizimi i bordit nuk sjell ulje të çmimeve në treg

Pas shfuqizimit të Bordit të Transparencës për karburantet ka reaguar Konfindustria, që vlerëson se vendimi nuk pritet të sjellë ulje të çmimeve në treg, por mund t’i përkeqësojë ato.

Në deklaratën për mediat Konfindustria thekson se duhet të krijohet një Ent Rregullator i Karburanteve sipas modeleve të ngjashme në rajon.

Konfindustria, duke marrë shkak nga shfuqizimi i Bordit të Transparencës vlerëson, se vendimi nuk pritet të sjellë asnjë ulje të çmimeve të karburanteve në treg, përkundrazi mund të përkeqësohet më tej. Arsyeja e përfundimit të mësipërm është mungesa e konkurrencës së lirë në tregun e karburanteve si pasojë e pranisë së oligopoleve dhe marrëveshjeve të tipit kartel. Mungesë e qartë e standardeve të konkurrencës vërehen sidomos në pjesë të caktuara të zinxhirit tregtar si shërbimet portuale, të depozitimit dhe të tregtisë me shumicë të karburanteve. Konfindustria përsërit kërkesën për krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve sipas modeleve të ngjashme të suksesshme në Rajon. Tregu strategjik i karburanteve ka qarkullim vjetor në mbi 11% të PPB me mbi 1.5 miliard $/vit, duke qenë nga më të mëdhenj të ekonomisë shqiptare”, thuhet në deklaratë.

Shqipëria ka çmimet krahësimore të karburanteve nga më të larta në nivel kontinenti dhe më gjerë. P.sh në Maqedoninë e Veriut, ku funksionon agjencia rregullatore e karburanteve, çmimi i naftës është 124 lekë/litër, ndërkohë që në Shqipëri është 176 lekë/litër d.m.th mbi 15-20 lekë/litër më shtrenjtë, marrë parasysh edhe ngarkesën fiskale. Kostot në tregun shqiptar rriten edhe më shumë nga standardet e dobëta të cilësisë dhe vjedhjet me volumet në pikat e shitjes me pakicë. Mjaft problematike paraqitet edhe kontrabanda masive e karburanteve në vlera deri në 300 milionë$/vit, shoqëruar edhe deri në thyerje të shpeshtë të embargos me vende si Rusia, Irani, Libia, etj”, vijon deklarata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy