Kjo video alarmoi strukturat e zbatimit të ligjit në Shqipëri, por po aq tronditi edhe opinionin publik. Pas tre orë verifikime dhe kontrolle në territorin e qarkut Lezhë, policia mundi të arrestojë 31-vjeçarin Gëzim Avdi (Kalia).
Ndërsa në rrjetet sociale i riu me dy mbiemra njihej me pseudonimin Gibo Kalia. Ai nuk nguron të shfaqa cigaret e hashashit ndërsa arrestimi rrezikon ta lërë atë 15 vite në qeli.
Referuar kodit penal aktual, me ndryshimet e vitit 2017 dënimi për këtë krim ka një marzh deri në 15 vite burg.
Neni 286 thotë “Nxitja e të tjerëve për përdorimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose dhënia në përdorim ose injektimi i tyre te të tjerët, pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Kur nxitja apo injektimi i detyruar bëhet ndaj fëmijëve apo në institucione penale, shkollore, sportive apo të çdo veprimtarie tjetër shoqërore dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.
Kjo ngjarje solli edhe reagimin e ministrit të brendshëm z.Taulant Balla i cili nëpërmjet Facebook tha “kishte parë videon skandaloze dhe kërkuan menjëherë arrestimin e autorit”.



