Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo në studion e lajmeve në MCN ka komentuar dritën jeshile që Uashingtoni i dha Ukrainës për të goditur Rusinë me raketa me rreze të gjatë veprimi.
Ai tha se siguria e Ukrainës vihet në rrezik duke parë sulmet dhe goditjet ndaj infrastrukturës së saj nga Rusia, ndërsa theksoi se të dyja vendet janë duke u përpjekur për të shkruar në negociata nga pozita e forcës.
Sipas tij Rusia shpresonte arrijë pozita avancuese dhe se nuk jemi larg luftës së tretë po të mendojnë ata që udhëheqin me kokë të nxehtë që deri tani e ka bërë Kremlini si iniciatori i sulmit ndaj Ukrainës.
Është një moment i ri që vjen sigurisht pas një rinisje shumë agresive sulmesh kundër infrastrukturës në Ukrainë nga ana e Rusisë.
Ishte një vendim që pritej të merrej prej kohësh, por kujdesi i administratës Biden për të mos u akuzuar se po përshkallëzonte luftimet bëri që të mos autorizonte përdorimin e këtyre armëve, por u pa se Rusia duke shfrytëzuar dhe dimrin po sulmonte infrastrukturën energjitike dhe erdhi ai momenti që s’kishte pse të mbaheshin më rezerva ndaj Ukrainës sepse rrezikohej që ajo të kthehej në ditët e saj më të këqija.
Administrata Biden mori një vendim që mund ta kishte marrë dhe më parë por i marrë dhe tani është inkurajim dhe mbështetje për Ukrainën. Por ka një pikëpyetje se çdo të ndodhë kur administrata Biden në ikje pas 20 janarit të vitit të ardhshëm do largohet dhe vjen presidenti i ri Trump i cili ka deklaruar disa herë se do bëjë çmos për ti dhënë fund sa më shpejt luftimeve në Ukrainë.
E thënë vetëm me fjalë kjo deklaratë mund të mos kushtojë shumë vëmendje, por në rast se bëhen përpjekje serioze si dhe me çfarë llogarish dhe këtu është përsëri Ukraina siguria, pavarësia, sovraniteti i saj që vihen në rrezik, prandaj them se fakti që SHBA dhanë dritën jeshile është inkurajim për Ukrainën, varet shumë tani se si do i përdorë Ukraina këto shanse që i jepen tani sepse të dyja palët po përgatiten për tu ulur në negociata por duan të shkojnë nga pozitat e forcës.
Më tej ai shtoi se Rusia ndërmori këto sulme pikërisht nisur nga ky fakt për të forcuar sa më shumë pozitat e veta për të avancuar pushtimin e territoreve të tjera por dhe për të shkatërruar infrastrukturën energjitike dhe të tjera për t’ja bërë të vështirë rezistencën Ukrainës në këtë dimër të vështirë.
Ky vendim lidhet dhe me fitoren e Trump, do ishte naivitet të mos krijoheshin lidhjet mes fitores së Trump dhe me shtimin e aktivitetin e Rusisë. Ajo shpreson që duke shfrytëzuar dimrit të arrijë pozita të avancuara që kur të ulet në negociatat që Trump ka premtuar të jetë në pozita sa më të forta, sa më të avancuara nga pikëpamja territoriale dhe të ketë përballë një shtet si Ukraina të dobësuar për të krijuar bindjen se do arrinte një marrëveshje më të lehtë për Rusinë.
Nuk jemi larg luftës së tretë botërore po të mendojnë ata që udhëheqin me kokë të nxehtë që deri tani e ka bërë Kremlini si iniciatori i sulmit ndaj Ukrainës. Perëndimi dhe NATO kanë qëndruar deri tani në një pozicion mbështetës, por përshkallëzimi që Rusia i bëri më në fund duke përdorur raketat dhe goditjet ndaj infrastrukturës energjitike është në kufijtë maksimal të asaj çfarë mund të pritej sepse këtu kemi të bëjmë me fatet e një populli të tërë. Nuk jam i bindur nëse do kemi avancim të luftës.
Gjuha e forcës është pikërisht kjo që sapo bëri Biden, i dha të drejtë Ukrainës të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë, këtë po bëjnë dhe vendet e tjera anëtare të NATOs.



