Çmimi Nobel në Letërsi 2022 i jepet shkrimtares franceze Annie Ernaux.
Akademia Suedeze në motivacion thekson se çmimi i jepet autores “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, të huajt dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.
Ernaux u rrit në Yvetot, Normandi, me prejardhje nga klasa punëtore. Ajo studioi në universitetet e Rouen-it dhe më pas në Bordo, duke u kualifikuar si mësuese shkolle dhe duke marrë një diplomë më të lartë në letërsinë moderne.
Në karrierën e saj ajo ka shkruar 23 libra, si dhe ka fituar 14 çmime të ndryshme letrare. Vepra e saj letrare, kryesisht autobiografike, lidhet ngushtë me sociologjinë.
Pika e saj kulmore në krijmtari konsiderohet viti 2008, me “Les Années”, vepër e pritur mjaft mirë nga kritika letrare franceze.
Në këtë libër ku ajo rrëfen në vetë të tretë, ofrohet një vështrim i gjallë mbi shoqërinë franceze pas Luftës së Dytë Botërore deri në fillimvitet 2000.
Ajo u nominua për Çmimin Ndërkombëtar Booker në 2019 për librin e saj "The Years". Shumica e veprave të saj janë përkthyer në anglisht dhe janë botuar nga "Seven Stories Press".



