Pas hetimit të Prokurorisë së Fierit ndaj kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, ku u zbuluan dyshime për mashtrim dhe shmangie tatimore për një periudhë 20-vjeçare, ish-deputeti Muslim Murrizi, një nga zërat e rrallë që ka ngritur çështjen publikisht më herët, reagoi në një lidhje për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Sipas Murrizit, kontrata me “Bankers” ka qenë një skemë e heshtur ndër vite, e mbështetur nga të gjitha qeveritë, ndërsa askush nuk ka guxuar të flasë hapur për këtë aferë që nga viti 2004.
Jam i vetmi politikan që kam folur në Parlament për ‘Bankers’, që nga 2004. Kam ngritur çështjen në 2019, kam mbajtur disa konferenca për shtyp dhe kam bërë thirrje publike që të hetohet.
Dhe për çudi te komunistët e SPAK ka rënë vesh të shurdhër dhe unë a habitur që ka nisur çështja e hetimit nga prokuroria e Fierit.
Por për 21 vite nuk ka folur askush.
Janë 6 vendimet të Autoritetit të Konkurencës që e gjobisnin Bankers. Asnjë vendim nuk u ekzekutua.
Hetimi doganor, e ka gjobitur 100 mln euro dhe në mënyrë arbitrare është pezulluar gjoba me urdhër të Anila Denaj, pa patur kompetencë, sepse gjobat ankimohen në apelin e doganës, pastaj në gjykatë administrative.
Kur PD ishte në pushtet, avokatë të ‘Bankers’ ishin ish-ministra të PS-së. Sot që PS është në pushtet, avokatët mbrojtës janë ish-ministra të PD-së. Kjo tregon se të dy palët kanë heshtur dhe mbrojtur këtë aferë për 21 vjet.
21 vjet që nuk belbëzon askush, ka një heshtje, jeni i parë emision dhe tv që po bëni për Bankers. Që dje ka rënë heshtje varri.



