
Joe Biden "po shkatërron vendin" me mënyrën sesi po sillet me Kinën, Lindjen e Mesme dhe krizën në kufirin me Meksikën. Donald Trump nuk i kursen akuzat ndaj pasardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
"Nëse ai nuk do të kishte qëndruar duarkryq, ne do të kishim kufijtë më të fortë në histori," thotë ai në një intervistë për Neësmax gjatë së cilës akuzon Biden dhe demokratët mbi çështjen e Izraelit. "Ajo që po ndodh me Izraelin është një nga padrejtësitë më të mëdha. Vetëm 10-12 vjet më parë Izraeli u mbrojt nga Kongresi. Tani Kongresi nuk e pëlqen më Izraelin, madje i mbron të gjithë përveç Izraelit", shton Trump.



