
Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar për zgjedhjet e ardhshme vendore për të cilat u shpreh se Partia Socialiste do të luftojë për një mandat të dytë pasi ata kanë ende shumë punë për të bërë.
Duke u ndalur tek notat pozitive nga kryeministri Rama sa i përket pastërtisë së qytetit, Ndreu tha se vit pas viti tashmë e kanë dhe më të lehtë që të përmirësojnë situatën, ndërsa u shpreh se e gjithë kjo ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi të bashkisë me operatorët turistikë dhe vetë qytetarët.
Ndërsa lidhur me borxhet e bashkisë, ai deklaroi se aktualisht institucioni që ai drejton ka 4.6 mld lekë të vjetra, por që shpresojnë që brenda vitit tjetër të bëhen zero.
Zyrtarisht nuk mund ta them nëse do të jem në garë. PS është një parti tashmë e organizuar, mendoj se po, por zyrtarisht do bëhet e ditur kur të merret vendimi në kryesi. Sa i përket ambicjeve të mia sigurisht që po, do luftojmë për një mandat të dytë sepse kemi arsye për ta marrë atë për disa ndryshime esencuiale të punëve që kemi bërë. Normalisht ka shumë gjëra që duhen të kryhen dhe mendoj se mandati i dytë do të jetë mandati i realizimit të shumë gjërave ende të pa ezauruara dhe asnjë pervec stafit tonë smund ta bëjë më mirë dhe kemi trasmetuar besimin e duhur se ne po kemi bërë diçka për nesër. Sa i përket notave pozitive për bahskinë tonë ajo ka të bëjë për një situatë konkrete që është pastërtia. Ajo ëhstë një gangrerë që ka shqetësuar shumë turizmin dhe ne jemi të parët që e kemi arritur këtë objektiv dhe kjo ka të bëjë me një punë dhe bashkëpunim të bashkisë me operatorët. Pra jemi bërë të gjithë bashkë. Fillimisht është menduar se ka qenë shumë e vështirë por çdo vit që kalon e bën dhe më të lehtë dhe pastërtia dhe regulli ka qenë në nivele të larta ku dhe vit pas viti rritet niveli i pastërtisë. Por duhet një kontribut dhe nga vetë qytetarët dhe të gjthë bashkë për menaxhimin e kësaj situate.Më vjen mirë që shumë bashki kanë marrë modelin tonë dhe po e aplikojnë.
I pyetur lidhur me borxhet e bashkisë dhe cilat janë objektivat, Ndreu tha se janë nga fundi i borxheve, 4.6 mld lekë të vjetra.
Nga fundi i vitit që vjen shpresojmë që ta zerojmë borxhin. Skema financiare në bashkinë e Lezhës ka qenë shumë strikte. Sot kemi një situatë jashtëzakosniht të përmirësuar dhe bashkia mund të marë frymë lirshëm dhe për pasojë dhe investimet që vijnë vetë nga bashkia do të jenë më të mëdha.Pra për vitin që vjen synojmë të zerojmë borxhin e bashkisë. Ne kemi zeruar kontrat e panumërta e pamotivuara provizore dhe kemi ulje të numrit të punonjësve. Para reformës territoriale të mos harrojmë se numri ka qenë 585. Pra ka qenë mbi numrin e gjithë bashkive dhe komunave para reformës territoriale. Sot nuk është kjo situatë me fondet e bashkisë ne paguajmë 430 vetë, disa janë sezonalë sepse i marrim për shkak të sezonit turistik. Janë marrë të gjithë punonjësit me konkurse dhe arsim përkatës. Këtu nuk ka dhe nuk do të ketë ndarje të punonjësve në të majtë dhe të djathtë.



