Mihalis me prejardhje nga Saranda, lindur në Greqi dhe Shauna nga Irlanda, janë takuar në Angli, për tu bërë bashkë në dashuri.
Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Mihalis, të cilin e thërrasin Mike dhe Shauna, sjellin historinë e tyre të dashurisë dhe faktin se si ajo mësoi gjuhën shqipe përmes kursit, për dashurinë.
Mike:
Emri im i vërtetë është Mihalis, jam nga Saranda, por lindur në Janinë. Nuk kam jetuar kurrë në Sarandë, por prindërit më kanë mësuar gjuhën shqipe.
Kur kam shkuar në Angli, përmes vëllezerve të mi që jetonin në ‘Sharing house’, kam njohur Shaunën. Në fillim isha i turpshëm derisa flisnim dhe më pas dashuria jonë u zhvillua avash avash. E kam çuar në Sarandë, Ksamil dhe i ka shijuar shumë Shqipëria.
Ajo ka mësuar shqipen shume mirë, më mirë se unë.
Shauna:
Unë e kam mësuar gjuhën shqipe në një kurs, kisha një mësuese dhe bëja 3-4 herë në javë mësime të gjuhës. E mësova avash avash dhe kur e ka takuar Mihalin dhe pasi kemi jetuar të gjithë bashkë si familje e mësova më shpejt.
Historia jonë ishte shumë interesante sepse unë jetoja në Sharing Houese, me të dy vëllezërit e tij dhe unë kur erdhi ky se dija. Kemi jetuar 2 muaj në një shtëpi dhe nuk jemi parë.
Kemi filluar të dashurohemi gradualisht dhe bashkë me të kam mësuar edhe gjuhën shqipe më shumë. Për mua është e rëndësishme të mësoj gjuhën shqipe sepse kur flasim më familjen e tij, dua të kuptoj se çfarë thonë. Unë poashtu dëgjoj muzikë shqip dhe mësoj gatime shqiptare. Kam gatuar petulla, tasqebap, mish pule me pilave ne furrë, etj. Ndërsa kur shkoj më pushime në Shqipëri, ndihem si në shtëpi, ndihem shumë e lirë, jo si për pushime.



