Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski shfaqen për herë të parë në publik së bashku

Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski shfaqen për herë të parë në publik së bashku

Ish-komediani i "SNL" Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski u panë së bashku në një ndeshje të Knicks të dielën mbrëma, duke e bërë kështu daljen e parë publike së bashku si çift.

Ata u ulën krah për krah në Madison Square Garden për ndeshjen e Knicks-Grizzlies. Të dy Davidson, 29, dhe Ratajkowski, 31 vjeç, po buzëqeshnin ndërsa pinin birra.  

Dyshja nuk kanë konfirmuar publikisht ndonjë thashethem për lidhje, por dalja e tyre në ndeshjen Knicks-Grizzlies ndezi thashethemet për lidhjen e tyre të mundshme.

Davidson dhe Ratajkowsk fillimisht ndezën spekulimet për një lidhje romantike mes tyre kur paparazi i fotografoi të kapur për dore ndërsa ishin në një takim në Brooklyn në fillim të këtij muaji.

Më pas një burim i tha Us Weekly se të dy ishin takuar me njëri-tjetrin për disa muaj dhe javën e kaluar ata morën pjesë në një darkë për Friendsgiving së bashku, sipas postimeve në mediat sociale.

Insajderi i tha US Weekly në atë kohë se dyshja janë "në fazat shumë të hershme, por të dy e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin" dhe se "Pete e bën Emily të qeshë dhe atij i pëlqen sa inteligjente është ajo".

Ditë më vonë, dyshja u fotografua në Nju Jork, duke ndezur thashethemet sërish se ata janë të lidhur. Davidson kohët e fundit ishte në një lidhje me Kim Kardashian për nëntë muaj përpara se të dy të ndaheshin në gusht.

Ndërkohë, EmRata nuk ka shumë kohë që është ndarë me bashkëshortin e saj, Sebastian Bear-McClard, pas katër vitesh martesë. Page Six dha lajmin se ajo po divorcohej nga producenti i "Uncut Gems"  pasi ai e tradhtoi atë. Ajo dhe Bear-McClard kanë një djalë 1-vjeçar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy