
Kryeqyteti i Indisë, Nju Delhi konfirmohet si kryeqyteti më i ndotur në botë gjatë vitit 2023, për të katërtën herë që nga viti 2018.
Kjo është ajo që del nga studimi “Raporti Botëror i Cilësisë së Ajrit 2023” nga organizata zvicerane IQAir.
Megjithatë, India me një mesatare prej 54.4 mikrogramë grimca PM 2.5 për metër kub, është vendi i tretë në botë nga 134 për sa i përket nivelit të ndotjes, pas Pakistanit (73.7) dhe Bangladeshit (79.9). Në vitin 2022 vendi ishte në vendin e tetë.
Çuditërisht, rrethi me përqendrimin më të lartë të ndotësve nuk është Delhi, ku ndodhet kryeqyteti indian, por ai i Begusarai, në shtetin e Biharit në veri-lindje të vendit.
Sipas raportit, 1.36 miliardë njerëz në Indi janë të ekspozuar ndaj vlerave të grimcave PM 2.5 që tejkalojnë nivelet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe 1.33 miliardë njerëz, ose 96% e popullsisë, jetojnë në zona me nivele shtatë herë më të larta.
Të dhënat e studimit vijnë nga më shumë se 30.000 stacione monitorimi dhe sensori të operuara nga institucione kërkimore, agjenci qeveritare, universitete, kompani private dhe organizata të pavarura.



