Meta kundër "Ballkanit të Hapur": Të përqëndrohemi në zbatimin e Procesit të Berlinit

Meta kundër "Ballkanit të Hapur": Të përqëndrohemi në zbatimin e Procesit të Berlinit

Presidenti Ilir Meta tha ditën e sotme në  Forumin IX Global të Bakusë “Për një Europë në ndryshim dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor” se duhet të përqëndrohemi në zbatimin e Procesit të Berlinit dhe të mos shpërqëndrohemi dhe ngatërrohemi nga qasjet aleternative dhe jo gjithëpërfshirëse.

Meta tha gjithashtu gjatë fjalës së tij se se vetëm disa liderë mbështesin alternativën e Ballkanit të Hapur ndërkohë që Procesi i Berlinit ka si pjesë të tij BE-në.

Ne e konsiderojmë mekanizmin e Procesit të Berlinit si katalizatorin kryesor të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të përqendrohemi në zbatimin pa vonesë të Procesit të Berlinit dhe të mos shpërqendrohemi si dhe të mos ngatërrohemi nga qasjet alternative paralele jo gjithëpërfshirëse.

Pse Procesin e Berlinit? Sepse Procesi i Berlinit mbështet krijimin e një tregu të përbashkët rajonal të bazuar në katër liri. Të 6 vendet janë pjesë dhe e mbështesin plotësisht këtë proces. Vetëm disa liderë mbështesin alternativën e Ballkanit të Hapur! Procesi i Berlinit ka si pjesë të tij BE-në.

Ballkani i Hapur jo! Procesi i Berlinit ka instrumente financiare për të mbështetur projektet e lidhjes.

Ballkani i Hapur jo! Procesi i Berlinit fuqizon procesin e zgjerimit, duke i përshtatur reformat e kërkuara me shpërblimet financiare. Ballkani i Hapur paraqitet si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE, duke e tjetërsuar rajonin si një komunitet politik hibrid.

Procesi i Berlinit përmban 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në tryezën politike të Bashkimit Europian. Çdo proces që ka BE-në brenda saj përfaqëson vullnetin e vendeve tona. Çdo proces që copëton BE-në përfaqëson frikën politike të liderëve autokratikë për humbjen e pushtetit të tyre! Dëshiroj të përshëndes përkushtimin e qartë të Kancelarit të ri të Gjermanisë së fundmi në rajonin tonë për përshpejtimin e Procesit të Berlinit dhe për rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, por edhe për njohjen reciproke!

Statusi në Facebook:

 I nderuar t’i adresohesha sot sesionit të Forumit IX Global të Bakusë “Për një Europë në ndryshim dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, ku vlerësova mekanizmin e Procesit të Berlinit si katalizatorin kryesor të integrimit në BE të rajonit tonë.

Ne duhet të përqendrohemi në zbatimin pa vonesë të Procesit të Berlinit, të mos shpërqendrohemi dhe të mos ngatërrohemi nga qasjet alternative paralele, jo gjithëpërfshirëse.

Pse Procesin e Berlinit?

Sepse Procesi i Berlinit mbështet krijimin e një tregu të përbashkët rajonal të bazuar në katër liri.

Të 6 vendet janë pjesë dhe e mbështesin plotësisht këtë proces.

Vetëm disa liderë mbështesin alternativën e Ballkanit të Hapur!

Procesi i Berlinit ka si pjesë të tij BE-në.

Ballkani i Hapur jo!

Procesi i Berlinit ka instrumente financiare për të mbështetur projektet e lidhjes.

Ballkani i Hapur jo!

Procesi i Berlinit fuqizon procesin e zgjerimit, duke i përshtatur reformat e kërkuara me shpërblimet financiare.

Ballkani i Hapur paraqitet si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE, duke e tjetërsuar rajonin si një komunitet politik hibrid.

Procesi i Berlinit përmban 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në tryezën politike të Bashkimit Europian.

Çdo proces që ka BE-në brenda saj përfaqëson vullnetin e vendeve tona.

Çdo proces që copëton BE-në përfaqëson frikën politike të liderëve autokratikë për humbjen e pushtetit të tyre!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy