Ora e klimës, Tokës i mbeten edhe shtatë vjet jetë

Ora e klimës, Tokës i mbeten edhe shtatë vjet jetë

Toka ka afat dhe për të na kujtuar këtë, në Nju Jork është instaluar një orë e madhe dixhitale e cila numëron orët, minutat dhe sekondat që mbeten para mbërritjes së fundit të botës. Shtatë vjet, 102 ditë dhe 12 orë. Kjo është koha që u mbetet njerëzve për të vepruar lidhur me ngrohjen globale, si dhe sasinë e energjisë të siguruar nga burimet e rinovueshme.

Sikur pandemia Covid-19 të mos u mjaftonte njujorkezëve dhe botës, tani ky instalim i ri i përkohshëm përqendrohet në një tjetër krizë serioze globale: klimën.

Ora e Klimës, e cila u vendos në Union Square,ka për qëllim t'i bëjë njerëzit të mendojnë sa kohë i mbetet botës për të vepruar para se një emergjencë e pakthyeshme e klimës të ndryshojë ekzistencën njerëzore siç e njohim ne.

Kjo bëhet me rastin e fillimit të javës për klimën, së bashku me sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Metronome u inaugurua në 1999 dhe u krijua nga Kristin Jones dhe Andrew Ginzel, të cilët përveç se kishin instaluar Climate Clock në Paris dhe Berlin, gjithashtu krijuan një të tillë edhe për aktivisten Greta Thunberg.

Në faqen zyrtare të nismës ka edhe një mesazh që synon rritjen e ndërgjegjësimit te popullata botërore: "Njerëzimi ka fuqinë të shtojë kohë, por vetëm nëse ne punojmë kolektivisht dhe masim progresin tonë kundrejt qëllimeve të përcaktuara mirë". Numërimi mbrapsht, i cili duhet të mbarojë në janar 2028, ndjek një vlerësim të bazuar në studimet e kryera nga Kombet e Bashkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy