
Ka qenë fqinja ajo që ka gjetur të vdekur çiftin e të moshuarve në banesën e tyre në fshatin Brodisht të Dropullit, me shenja dhune në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Korrespondentja Jonida Qirko raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se po hetohet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për vrasje gjatë një grabitje apo për krim në familje.
Dëshmitarja e cila ka gjetur kufomat ka qenë fqinje e çiftit. Ajo ka gjetur në fillim Kosta Ilian 84 vjeç dhe më pas dhe më pas bashkëshorten e tij Kleoniqi Ilia 88 vjeç.
Deri më tani nuk kemi zbuluar diçka më shumë, pritet rezultati i procesit të ADN për të provuar nëse dhuna është shkaktuar nga një përleshje fizike mes çiftit apo një palë e tretë.
Ndërkohë pritet nxjerrja e trupave nga banesa. Ka qenë telefonata e motrës së viktimës, e cila nuk ka pasur kontakte me motrën dhe ka njoftuar fqinjën.
Fqinja shkoi rreth orës 06.00 të mëngjesit të sotëm për të pyetur nëse janë mirë, aty gjeti trupin e burrit, i cili ndodhej në pjesën e jashtme të banesës, ndërsa e moshuara brenda banesës.
Bëhet fjalë për një zonë shumë pak të populluar, ku komunikimi është i vështirë për shkak se banorët janë moshë e madhe.



