Kuvendi ka miratuar me 85 vota pro ngritjen e komisionit ad hoc për vettingun si dhe tre anëtarët e tij në radhët e mazhorancës.
Edhe pse në konferencën e Kryetarëve pati debate pas kërkesë së PDIU-së për të patur dhe ajo një anëtar në radhët e saj, Kuvendi në fakt miratoi vetëm tre të tillë, dy nga PS dhe 1 nga LSI. Opozita vazhdon qëndrimin e saj bojkotues duke mos propozuar asnje emer per anetare.
Ndërkohë që nuk ishte parashikuar që të kishte 4 kandidatura për anëtarë të komisionit të vettingut, dhe për këtë arsye kreu i Kuvendit Ilir Meta njoftoi se do të ndiqej një procedurë e tillë, ku të katërt emrat do të hidheshin në votim duke pranuar ketu edhe ate te Shpetim Idrizit, pervec Vasilika Hysit, Luan Rames dhe Ulsi Manjes.
Votimi
Ulsi Manja: 78 pro dhe 1 kundër e 1 abstenim
Vasilika Hysi: 80 pro, i kundër dhe 1 abstenim
Luan Rama: 85 pro, 1 abstenim
Shpëtim Idrizi: 23 pro, 7 kundër, 50 abstenim
Ndërkohë që gjithë projektvendimi për miratimin e 3 anëtarëve të komisionit ad hoc për vettingun u miratua me 85 vota pro dhe dy kundër që ishin ato të deputetëve të PD-së Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda.



