Parlamenti ukrainas ka miratuar projektligjet për zgjatjen e ligjit ushtarak dhe mobilizimin e përgjithshëm të paraqitur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Deputeti ukrainas Yaroslav Zhelezniak e ka bërë të ditur lajmin në një mesazh në Telegram.
“Parlamenti mbështeti zgjatjen e gjendjes ushtarake për 90 ditë, nga 12 gushti deri më 9 nëntor”, shkruan deputeti, duke theksuar se tani duhet vetëm nënshkrimi i presidentit.



