Anulimi i dënimit me vdekje, lirohet reperi iranian Toomaj Salehi

Anulimi i dënimit me vdekje, lirohet reperi iranian Toomaj Salehi

Reperi iranian Toomaj Salehi u lirua nga burgu më 1 dhjetor pas përfundimit të dënimit prej një viti burg për qëndrimet kundër regjimit iranian, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Mizan të hënën.

Salehi u dënua me vdekje në muajin prill nga një gjykatë revolucionare, i akuzuar lidhur me trazirat në vend nga viti 2022 deri në 2023, megjithëse Gjykata e Lartë e Iranit e rrëzoi dënimin në muajin qershor.

Këngët e tij lavdëronin protestat disamujore të shkaktuara nga vdekja në paraburgimin e Mahsa Aminit, një 22-vjeçareje kurdë-iraniane e arrestuar për mos mbajtjen e duhur të shamisë, çka shkelte kodin islamik të veshjes së Iranit.

Salehi u arrestua në tetor 2022 pasi bëri deklarata publike në mbështetje të protestave mbarëkombëtare.

Vdekja e Mahsa Aminit në shtator 2022 nxiti protesta mbarëkombëtare në Iran, të cilat përbënin sfidën më të madhe për udhëheqësit klerik të Republikës Islamike në dekada.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy