
Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se boom-i i ndërtimeve në vend dyshohet se vjen nga paratë e krimit. Shqipëria dyshohet se deri më tani pastron 1 miliardë euro në vit.
Ky dyshim vjen pasi kompanitë që kanë ndërtuar kulla në vend nuk kanë as kapital, por nuk kanë marrë as kredi.
“Ne kemi bërë disa herë analizat se nga vijnë paratë për ndërtimin e kullave dhe kemi një konsensus që shumat për të blerë dhe ndërtuar nuk dalin nga sistemi bankar. Hipoteza më e afërt është që paratë vijnë nga trafikimi i drogës që nuk është e thënë të zhvillohet në Shqipëri.

Nga viti 2019-2020 në Shqipëri pastroheshin gati 550 milionë euro, ndërsa sot mund të ketë shkuar deri në 1 miliardë euro.
Kompanitë që ndërtojnë kullat e mëdha në Tiranë nuk kanë as kapital, nuk marrin as kredi.
Leja për këtë kullë është dhënë pa asnjë lloj kriteri dhe mjafton që të bëhen nga ato studiot që këshillon qeveria dhe nuk pyetet se nga do vijnë paratë.”



