Një 65-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në lagjen "3 Heronjtë" në Shkodër.

Rreth orës 10:50, shtetasja L. N. po lëvizte në këmbë kur u godit nga një automjet që drejtohej nga shtetasja E. N., 70 vjeçe.
Përplasja ka rezultuar fatale për këmbësoren, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar nga policia dhe ndaj saj po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit



