
Ministria e Shëndetësisë më Gaza, e cila drejtohet nga Hamas tha sot se të paktën 23,843 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite që nga fillimi i luftës më 7 tetor.
Ndër të tjera, institucioni palestinez shtoi se 60,317 persona janë plagosur që nga fillimi i luftës.
Ndërkohë, spitalet janë ato që po ndjejnë gjithnjë e më shumë efektin e zgjerimit të operacioneve tokësore ushtarake izraelite në Gazën qendrore.
Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths të premten tha se sistemi shëndetësor në Gaza ishte "në një gjendje kolapsi", duke shtuar se gratë nuk ishin në gjendje të lindnin në mënyrë të sigurtë dhe fëmijët nuk mund të vaksinoheshin.
“Të sëmurët dhe të lënduarit nuk mund të marrin trajtim. Sëmundjet infektive janë në rritje”, tha ai në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.



