Radonishiqi: Në Shqipëri konkurenca e pandershme, forcimi i lekut duhet të kishte reflektuar në uljen e çmimeve

Radonishiqi: Në Shqipëri konkurenca e pandershme, forcimi i lekut duhet të kishte reflektuar në uljen e çmimeve

Që prej Pandemisë e në vijim shqiptarët janë përballur me çmime të larta, veçanërisht ato të shportës. Sipas një studimi të Eurostat, Shqipëria renditet në vend të fundit në Evropë për fuqinë blerëse të qytetarëve të saj.

Lidhur me këtë ekspertja e ekonomisë Romina Radonishiqi u shpreh se në Shqipëri ka konkurrencë të pandershme dhe se çmimet këtu nuk i vendos tregu i lirë.

Ajo tha se ky treg ka deformime dhe për këtë duhen hetime nga Autoriteti i Konkurrencës, po ashtu dhe të merren masa.

Patjetër që nuk ndërhyhet në treg por shumë të dhëna tregojnë se konkurrenca në Shqipëri është e pandershme, kjo pengon dhe investimet e investitorëve të huaj.

Kemi kompani që vendosin bashkë marrëveshje kartelë, ndërkohë që hidrokarburet operojnë si oligopole, pra këtu çmimet nuk i vendos tregu i lirë.

Në Shqipëri rritja në bursë reflektohet menjëherë, ndërsa nëse ulet duhet më shumë se një muaj të reflektojë, prandaj duhet hetim nga autoriteti i konkurrencës dhe të merren masa  sepse ky treg ka deformime.

E pyetur pse kemi çmime më të larta, ajo theksoi se forcimi i lekut duhet të kishte lehtësuar importin, teksa theksoi se sapo përflitet për një rritje rritja e çmimeve reflektohet brenda 24 orëve.

Nuk duhet të kishim çmime të larta sidomos me rënien e euros, e cila ka dëmtuar eksportin por ka lehtësuar importin dhe ky duhet të kishte reflektuar te çmimet. Ne si individë po shohim se nga periudha e krizës deri tani nuk kemi kursime, nuk është reflektuar.

Kur u fol që do kishim një mbiçmim të euros, direkt u përfol se çmimet do rriten. Tregtarët në Shqipëri lobojnë duke dëmtuar konsumatorin që në momentin që ka një sinjal fiskal inflacion apo bursa këtu reflektohet brenda 24 orësh.

Duke marrë një shembull për qumështin pluhur me Kosovën një qumësht pluhur kushton 10 euro, ndërsa në Shqipëri 18 euro, prandaj them se problemi qëndron te tregu, janë kthyer në një monopol.

Më tej ajo shtoi se këtu ka rritje të varfërisë dhe çmimeve si dhe pastrim parash.

Ne kemi koston më të lartë të jetesës dhe të ardhurat më të vogla. Kemi aq shumë probleme, kemi pastrim parash, ndërkohë që një çift nuk mund të blejë dot bazën kryesore të ushqimeve, apo një banesë. Kjo bënë që ne të mos krahasohemi dot me askënd por ti ngjajmë vetëm vetes sonë.

Ne dhe vitaminat që i blejmë fëmijëve janë më të larta se vendet e BE-së, pastaj problemi në Shqipëri është përveç çmimit dhe cilësia. Ky është një problem shumë i madh që konsumatorët këtu nuk janë të informuar, dhe nëse do të bësh një ankimim për cilësinë e produktit dhe në fund marketi del i pa lagur. Është AKU ajo që duhet të bëjë kontrollet dhe të vendosë gjobat, si dhe të dëmshpërblehet klienti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy