Vijon prej orës 09:00 të kësaj të shtune seanca gjyqësore për 9 personat e arrestuar pas aksionit në “Bankers Petroleum”.
Korrespondentja Evi Gjini tha në një lidhje telefonike me studion e lajmeve të MCN Tv se mbi këta persona rëndojnë 5 akuza të rënda. Po ashtu Gjini bën me dije se jashtë dyerve të Gjykatës së Fierit ka përfaqësues të trupës diplomatike të ambasadës kineze në Tiranë.
Nga këta 9 persona, 2 janë të arrestuar, ndërsa 6 të tjerët kanë masën e arrestit shtëpiak. Janë të shpallur në kërkim 5 shtetas të tjerë të huaj, që në momentin e ekzekutimit të masave nuk ndodheshin në Shqipëri.
Mbi ta rëndojnë 5 akuza: “Krijimi i skemave të mashtrimit në lidhje lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, fshehje e të ardhurave, pastrimi i produkteve të veprës penale, shpërdorim detyre dhe moskryerje e detyrimeve nga organi tatimor.
Deri tani nuk ka asnjë informacion se çfarë ka ndodhur brenda seancës,
9 personat kanë avokatë nga Tirana, asnjë nuk ka marrë avokatë nga Fieri.
Jashtë dyerve ka përfaqësues të trupës diplomatike të ambasadës kineze në Tiranë.



