U kapën me 1 kg kokainë/ Arrestohen dy persona, në kërkim 23-vjeçari (VIDEO)

U kapën me 1 kg kokainë/ Arrestohen dy persona, në kërkim 23-vjeçari (VIDEO)

Dy persona u arrestuan nga Policia e Tiranës, pasi u kapën në flagrancë në momentet që do i dorëzonin një 23-vjeçari, pakon me rreth 1 kg kokainë.

Ndërsa është shpallur në kërkim 23-vjeçari që do të merrte pakon me lëndë narkotike.

 

NJOFTIMI

Sekuestrohet rreth 1 kilogram lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “White pack”.

U kapën në flagrancë gjatë tentativës për t’i dhënë një 23-vjeçari, pakon me rreth 1 kg kokainë, vihen në pranga 2 bashkëpunëtorët. Shpallet në kërkim 23-vjeçari që do të merrte pakon me lëndë narkotike.

Sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ”White pack”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– S. Gj., 54 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe A. C., 42 vjeç, banues në Shijak.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi S. Gj., 23 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë evidentuar, në Marikaj, shtetasit e arrestuar S. Gj. dhe A. C., duke i dhënë pakon me rreth 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 23-vjeçarit që sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, është larguar me vrap.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakoja me 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Vijon puna për kapjen e 23-vjeçarit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy