Zbardhet ngjarja e të shtënave në Milot, konflikti pas divorcit me motrën e autorit

Zbardhet ngjarja e të shtënave në Milot, konflikti pas divorcit me motrën e autorit

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pasditen e së shtunës në Milot, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti që ishte në lëvizje.

 

Sipas hetimeve paraprake, rreth orës 18:00, në afërsi të Urës së Milotit, shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, dyshohet se ka ndjekur nga pas automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik. 

 

Në ecje, autori i dyshuar ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të automjetit të 30-vjeçarit, pa shkaktuar të lënduar.

 

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se pista kryesore ku janë përqendruar hetimet lidhet me një konflikt familjar. 

 

Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë divorci i 30-vjeçarit me motrën e autorit të dyshuar, çka mund të ketë sjellë përshkallëzimin e konfliktit.

 

Pas të shtënave, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa shërbimet e Policisë vijojnë operacionin për kapjen e tij.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e motivit, i cili deri në këtë fazë mbetet në nivel dyshimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy