Maqedonia e Veriut nis sot vaksinimin masiv të popullatës

Maqedonia e Veriut nis sot vaksinimin masiv të popullatës

Maqedonia e Veriut ditën e sotme do të nis vaksinimin masiv të popullatës kundër covid-19. Vaksinimi do të kryhet me atë të prodhimit rus, “Sputnik V”.

Një pjesë e vaksinave janë të dhuruara nga Serbia.

Sipas asaj që raportohet nga  Ministria e Brendshme, në Maqedoninë e Veriut, synimi është që të vaksinohen 5 mijë persona në ditë ku do të përfshihen punëtorët që janë me risk të lartë infektimi, si ata të mediave, gjykatat, shoferët e transportit publik, zjarrfikësit, punëtorët në çerdhe dhe punëtorët e pikë pagesave. 

Janë përgatitur gjithsej 48 pozicione për vaksinimin të menjëhershëm dhe kapacitet për të vaksinuar rreth 5.000 qytetarë në ditë. Sipas planit, do të punohet në dy turne nga ora 08:00 deri në 20:00” thuhet në njoftimin përkatës të ministrisë.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit  në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 734 raste të reja me covid-19. Ndërkohë janë shënuar edhe 35 viktima të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me virusin vdekjeprurës.

Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportohet se 621 pacientë janë shëruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy