Trump: Ukraina mund ta kishte zgjidhur çështjen vite më parë

Trump: Ukraina mund ta kishte zgjidhur çështjen vite më parë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka fajësuar Ukrainën, pasi presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, ka reaguar me kritika pasi nuk është ftuar në bisedimet e paqes në Arabinë Saudite që nisën të martën mes SHBA-së dhe Rusisë.

Trump ka thënë se ishte “i zhgënjyer” nga reagimi i Ukrainës, dhe deklaroi se “mund të kishte bërë një marrëveshje”.

Jam shumë i zhgënjyer. Kam dëgjuar se ata janë të mërzitur që nuk kanë një vend. Epo, ata kanë pasur një vend për tre vjet dhe një kohë të gjatë përpara kësaj. Kjo mund të ishte zgjidhur shumë lehtë… vite më parë, pa humbur shumë tokë, pa humbje jetësh dhe pa humbje të qyteteve”, ka deklaruar Trumpi.

Pushtimi rus në shkallë të plotë ndezi luftën në Ukrainë pothuajse tre vjet më parë.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, është takuar me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio në Riad për bisedimet e para të nivelit të lartë, ballë për ballë midis dy vendeve që nga pushtimi.

Ata ranë dakord të caktojnë ekipe për të filluar negociatat për përfundimin e luftës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy